Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Erion Braçe tregon shqetësimin e qytetarit për koronavirusin/ Shkon që të blejë dezifektues për duart, vë duart në kokë nga ajo që sheh

Pas shfaqjes së koronavirusit në Itali, ku 7 persona kanë humbur jetën dhe mbi 280 janë infektuar është rritur ndjeshëm shqetësimi ndaj këtij virusi edhe në vendin tonë, duke bërë që njerëzit të dynden në farmaci për të marrë masa mbrojtëse.

Pas kësaj kërkesë në rritje për maska, dizinfektantë, dhe dorëza, farmacitë kanë rritur çmimet.

Zëvendës kryeministri Erion Braçe ka reaguar ashpër në një postim në rrjetet sociale ndaj rritjes së çmimit të dizinfektantit të duarve.

Braçe shkruan se kjo që po bëhet me rritjen e çmimin e dizinfektantit është krim dhe se organet fiskale duhet të bëjnë detyrën.

“Shikoni, kjo qe po beni me DIZIFEKTANTIN E DUARVE, duke perdorur kujdesin e shtuar te njerezve ndaj KORONAVIRUSIT, ESHTE TURP!

Nga 90 leke nje dite me pare, 180 leke sot! Eshte turp! Eshte biznes i neveritshem! Ne nje rast te ngjashem dje ne Milano, prokuroret hapen hetim menjehere.

Ketu s’eshte si ne Milano ndonjehere, keshtu qe minimumi organet fiskale te bejne detyren!

VO: denoncimi vjen nga nje qytetar ne Tirane!”- shkruan Braçe.

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund të Lexoni

Close