Gjykata e Apelit ka vendosur të rihapë hetimet për Ergys Kolaverin, i dyshuari kryesor për tentatin me snajper ndaj një shtetasi kosovar në burgun e Vaqarrit.
Me rihapjen e h etimeve pritet të kryhet dhe kqyrja e pamjeve filmike të vilës së ish-kryebashkiakut të Kamzës Xhelal Mziu, si dhe të merren në pyetje dëshmitarët.
Gjithashtu do të bëhet një eksperiment h etimor. Kolaveri akuzohen për tentativën e vrasjes në burg të Gazmir Dacit. Ai u lirua nga qelia me vendim të gjykatës së Apelit, ndërkohë që është vendosur të qëndrojë nën mbikqyrje elektronike.
Kolaveri me vendim të Gjykatës së Krimeve të Rënda u dënua me 20 vite burgim më 16 Nëntor të 2017-ës. Krimet e rënda e shpallën fajtor për atentatin me snajper ndaj Gazmir Dacit, person me të cilin kishte hasmëri. Vendim të cilin Kolaveri e apeloi menjëherë në 2017-ën.
Seanca e ditës së sotme vendosi ndryshimin e masës së arrestit ndaj tij duke e lënë të lirë, por do të qëndrojë nën mbikqyrje.