Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Erëra të forta dhe rrebeshe shiu, Drejtoria e Përgjithshme Detare bën njoftimin e rëndësishëm

Vendi është përfshirë nga një mot i paqëndrueshëm duke sjellë reshje të dendura shiu dhe përmbytje në disa zona të vendit. Për shkak të motit të keq Drejtoria e Përgjithshme Detare ka lajmëruar të gjithë operatorët të marrin masa sigurie.

Drejtoria e Përgjithshme Detare njofton se si rezultat i erërave të forta me drejtim nga jugu më 25 – 26 shtator moti do të përkeqësohet, në zonën bregdetare të Adriatikut dhe Jonit. Këto zona do të përfshihen nga era me shpejtësi deri në 33 milje në orë dhe lartësia e dallgës së detit arrin në 2.8-3 metra dhe perioda 6 sekonda. Vendi ynë do të përfshihet nga erëra të forta dhe shi në formë rrebeshi me intesitet të lartë.

Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike kërkohet bashkëpunimi i të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, të cilat duhet të marrin të gjitha masat e nevojshme për të qënë të sigurtë dhe parandaluar çdo rrezik të mundshëm për shkak të kushteve të përkeqësuara të motit.

Po ashtu dje janë paralajmëruar disa zona të vendit se mund të përmbyten si pasojë e reshjeve me intesitet të lartë.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *