Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

Erdogan nuk ndalet, vijon sulmet ndaj presidentit francez: Macron është një barrë për Francën, shpresa ime është që…

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, tha të premten se shpresonte që Franca të “çlirohet” së shpejti nga presidenti francez, Emmanuel Macron, duke e përshkruar atë si një barrë për Francën e cila po kalonte në kohë të rrezikshme.

Sipas Reuters, lidhjet midis Turqisë dhe Francës, të dy vendet anëtare të NATO-s, kanë qenë veçanërisht të tensionuara në muajt e fundit lidhur me ndryshimet në politikën mbi Sirinë dhe botimin e karikaturave të Profetit Muhamed në Francë.

“Macron është një barrë për Francën. Macron dhe Franca po kalojnë një periudhë shumë të rrezikshme”, u shpreh Erdogan para gazetarëve, duke iu referuar protestave në qytetet franceze.

“Shpresa ime është që Franca të ‘çlirohet nga problemi Macron’ sa më shpejt të jetë e mundur”, u shpreh ai.

Ankaraja dhe Parisi kanë shkëmbyer gjithashtu akuza për rolet e tyre në konfliktin e Nagorni-Karabakut.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *