Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


BotaTe FunditTe Gjitha

Erdogan: BE qasje me dy fytyra, nuk toleroj më një tradhti tjetër

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan është shprehur kundër Bashkimit Europian, në fjalimin e tij të fundit në Kongresin e madh të 3-të të jashtëzakonshëm të Partisë AK.

Sipas  Anadolu Agency (AA), Erdogan tha se Turqia nuk është e detyruar të tolerojë qasjen me dy fytyra tëBE-së.

 “Turqia nuk është e detyruar të tolerojë qasjen me dy fytyra të Bashkimit Evropian, e cila ka arritur në pikën e mospërfilljes së nderit dhe dinjitetit të popullit turk dhe të vendit tonë. BE-ja ose mban premtimet që na ka dhënë, sjell lëvizjen e lirë, dërgon ndihmat e premtuara për refugjatët, heq pengesat për hapjen dhe mbylljen e kapitujve ose gjithkush bën atë që di. Pavarësisht çdo gjëje preferenca jonë është të vazhdojmë rrugën tonë me BE-në. Ajo që do të vendos për këtë është BE-ja”, tha në fjalën e tij presidenti Erdogan.

Pasi është shprehur se nuk ka çështje personale me bandat tradhtare e deri tek organizatat terroriste si FETO, PKK dhe DEASh, Erdogan është shprehur se nuk mund të tolerojë një tjetër tradhti ndaj popullit turk.

 “Turqia dhe populli turk nuk mund të tolerojë më edhe një tentativë tjetër të tradhtisë. Nëse në këtë luftë nuk vazhdohet në mënyrë të fortë vendi ynë do të përballet me një rrezik shumë më të madh. Për këtë u bëj thirrje të gjithëve që të mbështesin këtë luftë edhe sikur maja e kësaj të prekë të afërmit tanë. Nuk do të lejojmë që kjo luftë të nëpërkëmbet, të ngyroset nëpërjet lojërave të si ‘të penduar’ apo pazareve të avokatëve. Është kusht që të vazhdohet lufta kundër FETO-s me mënyrat pa paragjykime të ndërgjegjes dhe që të jetë e denjë për popullin tonë”, është shprehur presidenti turk. (D.D/Shuplaka)

Fjalët Kyce

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 Prillit ?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *