Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashJetë dhe stilSocialeTe FunditTe Gjitha

Erdhi vera! Si ta largoni celulitin me këto këshilla

E adhuroni të qëndroni në plazh, por celuliti ju bezdis së tepërmi? Mësoni si ta kamufloni atë me disa mënyra dhe këshilla të thjeshta.

Celuliti është i trashëguar. Nëse nëna juaj ka atëherë më shumë gjasë edhe ju do të keni. Gjithsesi nuk duhet të alarmoheni. Me disa gjeste mund ta fshihni dhe ta luftoni atë.

Ndiqni një dietë të shëndetshme

Mbajtja e një dietë është thelbësore për të luftuar celulitin. Konsumoni sa më shumë fibra dhe drithëra të cilat do i largojnë mbetjet dhe toksinat nga zorrët. Edhe frutat e perimet janë mjaft të mira. Ujin mos e ndani në asnjë moment.

Bëni shpesh aktivitet fizik

Ecni, vraponi, notoni, bëni yoga… në mënyrë që të tresni dhjamin dhe të mos ju krijohet me celulit.

Bëni masazh

Masazhi stimulon qarkullimin e gjakut dhe e bën lëkurën me te butë e të shndritshme. Mund te bëni masazh me duar ose edhe me makineri te veçanta që mund t’i blini ne farmaci.

Vishni rroba të ngushta

Kujdes me rrobat e tejdukshme të cilat do ju tregojnë më të shëndosha dhe do ua vënë në pah celulitin. Rrobat llastik që qëndrojnë pas trupit do ua mbledhin gjithë pjesët që ju i “urreni”.

Vetë- nxirës, mbreti i kamuflimit

Duke qenë se receta mrekulli nuk ka, vetënxirësi mund t’ua fshehë, të paktën për momentin, të gjitha pjesët ku keni celulit. Lëkura do duket e njëtrajtshme, vetëm se duhet zgjedhur produkti i duhur.

(F.M/Faxweb)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *