Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

“Erdhi nga Italia dhe ishte me kollë dhe me grip”, e ëma në derën e spitalit infektiv kërkon djalin: Ishte dobësuar shumë, por pret përgjigje

Një familjare në hyrje të spitalit Infektiv pranë QSUT-së, në një intervistë për Fax News u shpreh se ka prej dy ditësh që nuk sheh djalin e saj dhe se e kanë marrë në spital.

Sipas zonjës djali i ka thënë se po pret përgjigjen e analizave, por akoma nuk i janë dhënë. E ëma e djalit tregoi se janë nga Bulqiza dhe djali kishte ardhur në Shqipëri nga Italia me datën 22 shkurt.

Sipas saj fillmisht djali ka shfaqur simptoma të kollës, temperaturë dhe me probleme në frymarrje, por për një kohë disa ditore ai ka qendruar në shtëpi.

“Nuk ka shkuar askush. Nuk e di i ka dhënë një kokërr mbrëmë në 12 të natës. E pimë mbrëmë. Në orën 10 i thanë do të marrim përgjigjen. Edhe sot ashtu asnjëlloj përgjigje. Është pa bukë pa ujë pa asigjë. Nuk e di! Unë jam qysh mbrëmë. Jam nga Bulqiza nuk di ku të shkoj. Thashë të marrë 1 kg portokalle nuk di ku të shkoj.

Djali ka ardhur nga Italia me datë 22 shkurt. Ka dy javë ka qenë me temperaturë 37 e gjysëm dhe 39 e gjysëm i shkonte shumë. Ka ardhur me makinën e vet. Këtu në Durrës me traget të Durrësit. Ka dhe probleme me frymëmarrjen, kollë, gëlbazë. Punon atje, emigrant. Erdhi kot, po ishte dobsuar kur erdhi. Ishte dobësuar shumë. Ka një javë që e kam mbajtur në shtëpi dhe thoshte gripi-gripi. Edhe sot se kam parë as rroba nuk hiç. Nuk na e kanë cilësuar sëmundjen”– u shpreh zonja.

(M.Q/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Partitë po negociojnë për të përmbyllur Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *