Mjeku neurolog Genc Struga, në një reagim ekskluzivisht për Fax Web, ka shprehur revoltimin e tij lidhur me mosmarrjen në punë në Qendrën Spitalore Nënë Tereza edhe pas marrjes së pikëve maksimale në intervistë.
Genc Struga është një mjek neurolog i cili për disa kohë ka qenë në kontratë pune në Angli, duke punuar në profesionin e tij. Pas mbarimit të kontratës, ai është kthyer në Shqipëri duke dashur që të japë sërish kontributin e tij si mjek neurolog në QSUT, ku ai kishte punuar më parë që prej vitit 2002 deri në 2019-n.
Por diçka e tillë nuk është bërë e mundur edhe pas intervistës së tij, pasi sipas tij Prof. Jera Kruja e konsideronte si të pakualifikuar edhe pse kishte marrë 37 nga 45 pikë para intervistës, e cila ishte vetem 5 pike e duhet të perqendrohej në kodin e punes dhe urdhrin e mjekut sipas rregullave të vendosura nga vetë institucioni.
Në mesazhet e tij drejtuar Dr. Krujës, Struga i thotë se i kujtoheshin shumë mirë rastet kur ajo fuste në punë miqtë e saj pa asnjë lloj specializimi, ndërsa atij nuk i jepte asnjë dhomë për pacientët që trajtonte.
Mjeku neurolog nuk u mjaftua me kaq, pasi në mbrojtje të të drejtës së tij i ka dërguar letër edhe kryeministrit Edi Rama, ku i ka treguar sesi ka shkuar procesi ku ai është vlerësuar me pikë maksimale dhe megjithatë nuk ka më qasje në QSUT. Ndërsa ndonjë përgjigjie deri më tani nuk ka ardhur nga ana e kryeministrit.
Mesazhet e neurologut Genc Struga drejtuar shefes së Shërbimit Neurolog Universitar, Jera Kruja
Prof .Jera Kruja pas intervistes se punes në Neurologji dhe mos ofrimit të punes megjithe marjen e pikeve maksimale.
Ju me konsideroni se jam I pa kualifikuar të punoj në Neurologji pasi jam I kualifikuar në Stroke , ky eshte nje absuditet , pa asnje baze llogjike. Po sigurisht në Shqiperi cdo gjepur që thuhet merret si e mireqene.
Une jam mjek Neurolog që kam punuar në kujdes intensiv, stroke është pjese e specialitetit të Neurologjise pervec se kam qene konsulent Neurolog prej vitesh. Nje mjek që ka punuar në kujdes intensiv është shume me I kualifikuar se nje Neurolog I zakonshem pasi ka aftesi Reanimatore.
Nuk ngrihet jeta duke shkelur mbi të tjeret . Sjellja juaj si koleg, mesues, mjek është e turpshme , ju shkelet mbi të drejten time dhe profesionin tim të cilin me shume e mora vet se ma dhate. Të quash të pa kualifikuar nje specialist Neurolog pas nje kariere pune 20 vjecare dhe pas shume vitesh bashkepunimi është sa absurde dhe kriminale.
Në të njejten kohe kur në Sherbim keni futur ke keni dashur .Ju abuzuat gjate intervistes me mua dhe me veten tuaj në marrdhenie me mua .
Si nuk qënkam une i pa kualifikuar per Neurologji kur kam mbaruar specializimin per Neurologji që ju e kthyet ne nje maskarade pasi nuk moret ate që donit . Une nuk isha pjese e klaneve dhe sherbetoreve tuaj por u mundova te krijoja nje marrdhenie dinjitoze me ju .
Duke njohur kapacitetin tim ju jeni cvleftesuar para syve të mia si njeri dhe si koleg .
Une fola per mirenjohje gjate intervistes pasi gjithmone kam dashur te shoh anen e mire të gjerave , kujtoj fillimet e punes aty kur me ftuat të punoj me ju , konsultat me ju bashkepunim si e perdhoset gjithcka vetem per të mbrojtur interesat tuaja ?
Në Shqiperi nje Shef madje medioker mund të shkel të drejtat e tua pa u ndeshkuar, madje mund të thote po pati interes se je I pa specializuar dhe të pyet nese ke pretendime pasi mendon se do I zesh vendin . Po i rikujtoj specializimet e mia kesaj “Shefe” dhe kush qendron pas saj :
1. Diplome pasuniversitare Neurologji, Universiteti i Barit , Itali .
2.. Diplome Pasuniversitare Neurologji, Universitety College London .
3. Diplome e Specializimit në Neurologji
Universiteti Mjeksor i Tiranes
4. Doktorature në Neuroshkence
Shkrimi i neurologut Genc Struga
Pedagog I Neurologjise në Universitetin Mjeksor të Tiranes Lektor i jashtem.
I emeruar si Neurolog QSUT nga viti 2002 dhe kam mbuluar konsultat per Neurologjine per Kardiologjine , Kardiokirugjine dhe Angiologjine gjithashtu konsultat ambulatore Neurologjike . Tre here pjesemarres me punim në Akademite e Neurologjise dhe puthuaj në gjithe kongreset e Akadamise Europiane të Neurologjise me punim ku I është vene dhe emri pa asnje rol .
Kam punuar në Neurologji në Spitalet me të mira të Londres por kjo nuk është e mjaftueshme pasi shefat e mij nuk dine se si mund të bejne nje “clinical trial” në Neurologji e jo me të ndernarrin ndonje .. Per me teper kam patur projekt te perbashket per sferen konjitive dhe Neurolinguistik dhe akoma me shume per vlerat e “Gjuhes Shqipe “ në aspektin konjitive e cila ishte nje element komplet I ri që paraqitej Neuroshkences në pergjithesi, me Prof .Thomas Bak dhe Universitetin e Edinburgut nje nga të pakta projekte në programin “Marie Skłodowska-Curie Actions “ të Komunitetit Europian nga QSUT kjo shefe me kerkoj ti vendosja emrin prape pa asnje kontribut.
Ky person jo vetem që me ka penguar të ushtroj normalisht detyrat e mia si Neurolog por nuk deshiron kthimin tim aty , duket se “mafia mjeksore” është bere nje mendje .Procesi marrjes në pune deshmoj nje injorance të thelle të intervistueseve, shkelje të rendesishme të procedures. Kjo me nderprerjen mbrapa kraheve të marredhieve të punes me pare me gjoja mungesa pa arsyje kur une isha në Londer , me duket sikur u ngjaj “ armiqeve të popullit “ që shpallinin dikur skizofrenet pseudokomuniste dhe banda e servileve në korr I brohorriste, une prape ju them të mjeret ju se une shpetova nga banda e mediokreve dhe krimineleve.
Nuk e di cfare kriteri shkela une por mund te them se mbi veten time nuk shkel dhe nuk mund të shperblej askend per nje të drejte që me takon.
Une prape them faleminderit se ku i dihet mbase me del me mire por nuk mund të rrinja pa ndare dy fjale. Kini kujdes se dhe ate që keni bere me ta mund të mos ta quajne po të duan, del se ikja e mjekeve nga Shqiperia nuk është kaotike në baze të tregut të punes por nje largim I pjeses me te afte per të shpetuar nga medioker me seder të semure që mendojne se jane lindur per te qene shef dhe se kete rol mund tua lene vetem familjareve apo të tjereve që mund tua mbulojne në vazhdimesi punet e mbapshta që kane bere sistematikisht dhe ngrene kulte të rreme e perdorin shtrigerine perfoljen nje arme e ligesise që aty është ulur kembekryq .
Ndërkohë më poshtë mesazhet e dërguara nga QSUT, neurologu i ka dërguar edhe drejt kryeministrit Edi Rama ku i kërkon llogari në lidhje me mënyrën sesi është trajtuar.
I nderuar Z. Kryeminister,
Keshtu duhet të trajtohet nje doktor me dinjitet?
———- Forwarded message ———-
From: genc struga <[email protected]>
Date: Wednesday, 8 September 2021
Subject: Konkursi per Mjek Neurolog në QSUT
To: QSUT Nene Tereza <[email protected]>
Pershendetje ,
Une e quaj vendimin tuaj te padrejte dhe dua ta apeloj per keto arsyje :
1.Une kam punuar i emeruar si Neurolog nga viti 2002 dhe nga 2006 une jam emeruar ne Stroke dhe kam mbuluar me konsulta Neurologjike Kardiologjine 1 dhe 2 , Reanimacionin e Kardiologjise , Angiologjine , Kardiokirurgjine dhe Reanimacionin e Kardiologjise , kam bere konsultat per ambulatoret me probleme Neurologjike. Nuk ka specializim te vecante per Stroke por ky eshte pjese e punes se nje mjeku Neurolog, kjo u shpjegua ne Interviste.
2.Ju nuk keni marr ne konsiderate punen time si Mjek “Clinical Research Fellow” qe eshte ne menyre te mirefillte ne Neurologji e cila eshte theksuar ne Curriculum dhe interviste , ketu kam punuar me nje nga Prof me te njohur ne Neuroimunologji.
3.Une mora ne konkurim 37 pike ( u more i mireqene lapsusi i 22 pikeve dhe mos njohja e e gjuhes Anglishte ) dhe intervista e cila ishte vetem 5 pike nuk u perqendrua sipas protokollit ne kodin e punes dhe urdhrin e mjekut por u kthye ne nje objekt sulmi nga Shefja e Neurologjise Jera Kruja sikur une do ti merrja postin, pas nje eksperience shume vjecare si Neurolog ,nuk mund te bej problem fakti qe jam i kualifikuar si Konsulent. Une u perpoqa te isha i moderuar ne interviste ndonese i frustuar por Prof.Jera Kruja me ka penguar per shume kohe te ushtroj normal punen e Neurologut ne QSUT , kjo eshte nje prej gjerave qe ajo ka bere mire dhe ka ndodhur pas marjes se nje Diploma Pasuniversitare ne Neurologji Klinike qe une kam marre ne University College London dhe pas mbarimit te specializimit ne Neurologji. Si qenkam une i pa kualifikuar kur kam nje Doktorature ne Neuroshkence me pike 89/100 dhe keto u ulen se keshtu donte Prof. Jera. Prof. Jera Neurologjine e ka bere vend per familjaret dhe “miqte” sigurisht qe nuk ka vend per mua. Ka Prof. Jera Kruja nje specializim te njohur nderkombtarisht?
4. Une nuk jam vetem Fellow of European Stroke meqenese kjo na qenka nje e mete por dhe Antar aktiv i shoqates Europiane te Neurologjise prej vitit 2002 me shume publikime, shoqata Europiane te Neurologjise me dha burse per te studiuar ne Angli 2004-2005, kam qene tre here here i ftuar ne Akademine e Neurologjse te organizuar nga Akademia Europiane e Neurologjise;
Une e konsideroj vendimin tuaj jo vetem te padrejte e absurd por dhe te denushem moralisht ( jo te ndershem ) dhe ligjerisht , te pa kulturuar. E gjitha kjo me jep te drejten bazuar ne te gjitha eksperiencat e mia te meparshme ti drejtohem te gjithe instancave per drejtesi.
(B.V/Faxweb.al)
Nuk jeni i vetëm dr, ka edhe të tjerë që janë masakruar nga klasa në fuqi e mjekësisë. Ju dr nuk plotësoni kriteret e tyre sepse steka juaj qëndron shumë lart dhe larg stekës që kanë vendosur ata, të pandëshkueshmit, miliarderët, prepotentët, të palexuarit, arrogantët me fuqinë që u ka dhënë ligji. Ata që drejtojnë sot fatkeqësisht mjekësinë Shqiptare. Nuk jeni ju i humburi. I humbur përveç jush është populli i shkretë e i pambrojtur. Ju nuk mund të mbijetoni në një amjent me ta. Ata e dinë shumë mirë këtë prandaj përpiqen të mbajnë larg çdo njeri që guxon tua vërë pasqyrën përpara fytyrës. Ngushëllime Dr …