AktualitetFlashShowBizSportTe FunditTe Gjitha

Era Istrefi përmend Shqipërinë gjatë konferencës në Rusi: Ishin dy…

Këngëtarja Era Istrefi është duke qëndruar në Moskë ku do të këndojë në ceremoninë e finales së Kampionatit Botëror. Kënga “Live it Up” e realizaur nga Era Istrefi, Will Smith dhe Nicki Jam ka qenë refreni i këtij Botërori.

Ditën e sotme të tre këngëtarët kanë qenë pjesë e një konference për shtyp, ku kanë folur mbi përgatitjet si dhe emocionet e kësaj performance.

Këngëtaren Istrefi e kanë pyetur gazetarët se kush ka qenë moment më i bukur i ‘Kampionait Botëror’. Ajo është përgjigjur se moment më i bukur ka qenë ku futbollistët me origjjinë shqiptare luajtën ne ekipin e Zvicrës dhe shënuan gol.

“Ndeshja më e paharrueshme për mua ishte kur Zvicra luajti kundër Serbisë. Ishin dy shqiptarë që luajtën dhe shënuan gola që të dy. Ishte e mrekullueshme, u ndjeva shumë mirë. Do të doja që qytetarët e çdo shteti të udhëtonin lirisht për të parë Rusinë e bukur “, u shpreh këngëtarja.

(E.V/Faxweb.al)

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.