Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashShowBizTe FunditTe Gjitha

Fansat u shqetësuan për mungesën, këngëtarja tregon ëndrrën që realizoi në karantínë (VIDEO)

Ditët në karantinë paskan rezultuar produktive për artistët, të cilën e kanë shfrytëzuar këtë kohë për të reflektuar e për të krijuar art.Të njëjtën gjë ka bërë edhe këngëtarja shqiptare Era Istrefi. Ndërkohë që fansat e saj ishin të shqetësuar për mungësën e saj në rrjete sociale, por jo vetëm, Era nuk paska qëndruar kot.

Këngëtarja ka zbuluar se gjatë karantinës ka kënduar këngë të dhimbshme, por që janë të bukura në të njëjtën kohë.

Era në këto ditë izolimi është marrë me muzikë, por ndër të tjera paska realizuar ëndrrën e saj brenda karantinës.Ajo ka risjellë në versionin e saj këngën e Frank Ocean “Cayendo”, ku ka zbuluar që ai ka qenë frymëzimi i saj që prej ditës së parë.

E veshur me të bardha dhe flokët e saj portokalli, Era shfaqet shumë klasike dhe elegante teksa ka sjellë remake këngën e Frank Ocean në gjuhën shqipe. Ajo e ka publikuar në Instagram këngën, ku ka shkruar: “Ditet n’karantine m’kane rezultu me kendu kange kryesisht t’dhimbshme por t’bukra. Edhe e dhimbshmja osht pjese e bukurise. Fansat e mi e dinë tashmë që Frank Ocean ka qenë frymëzimi im që prej ditë së parë. Shpresoj që ta shijoni”.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *