Një grua, e cila duket se nuk ka gjetur maskë për të dalë nga shtëpia dhe për të bërë pazaret e saj të përditshme, ka gjetur një zgjidhje që mund të duket qesharake, por tregon momentet e vështira në të cilat po kalon i gjithë vendi.
Ajo ka vendosur pampersin e fëmijëve si maskë, në mënyrë që të mbrojë pjesën e fytyrës nga virusi, ndërsa shihet duke bërë pazaret e saj të përditshme.
Fotoja është siguruar nga gazetarja e Fax neës Denisa Mahmutaj, e cila ka qenë në vëzhgim në disa prej tregjeve të kryeqytetit.