Pas inspektimit të Thumanës dhe të Durrësit kryeministri Edi Rama është ndalur sot në Tiranë, në lagjen e Kombinatit, ku disa pallateve iu është vënë shiriti, ndërsa banorët kërkojnë që situata e tyre të zgjidhet sa më parë.
Ajo që na bën përshtypje në këtë inspektim të Edi Ramës, është kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili është shfaqur i lagur në këtë takim. Pavarësisht se shiu kishte disa minuta që ka përfunduar, Veliaj është shfaqur në ERTV-në e Ramës me kokën e qull.
Ajo që është edhe më epike është fakti se ndryshe nga Veliaj, banorët që e kanë kaluar natën jashtë, pa çati mbi kokë, nuk janë të lagur njësoj si Veliaj.
Nuk e dimë se çfarë ka bërë numri 1 i Tiranës para sae të shfaqej në kamera, të paktën Rama, edhe pse nuk ka ndryshuar xhupin prej katër ditës, kokën e ka të thatë.