Suedia e cila ndoqi një rrugë mjaft të ndryshme nga shtetet e tjera ne përballimin e Covid 19, duket se ka lënë pas dore, epidemiologun e saj kryesor Anders Tegnell, i cili kishte mbështetur strategjinë e ndërtimit të “imunitetit të tufave” në popullatë në vend që ta mbyllte vendin.
Shkak për këtë është bërë numri i personave që kanë humbur jetën në Suedi, si pasojë e Covid 19, i cili ka shkuar në prej 6,681 viktima. Shkalla e vdekjeve në vendin nordik është jashtëzakonisht më e lartë se fqinjët Norvegjia, Danimarka dhe Finlanda, të cilat zgjodhën bllokime më të rrepta gjatë pranverës.
Pavarësisht numrave në rritje dhe kritikave në rritje, Dr Tegnell, i cili është eksperti kryesor i virusit në agjencinë e shëndetit publik të vendit, tha më 13 nëntor Suedia mbetet e palëkundur në shmangien e një bllokimi.
Por javën e kaluar, shkencëtari u detyrua të pranojë se Suedia po luftonte me një valë të dytë, diçka që ai më parë e minimizoi, duke thënë se situata ishte normale.
Profesori i asociuar i politikës në Universitetin Södertorn të Stokholmit, Nicholas Aylott, i tha The Telegraf që shumë persona, edhe brenda vetë qeverisë e kanë humbur humbur besimin në Agjencinë e Shëndetit Publik.
“Sipas disa llogaritjeve, ne tani kemi saktësisht të njëjtin nivel të përhapjes së virusit që kemi pasur në pranverë, dhe kjo është gati një përgënjeshtrim i strategjisë së Tegnell”.
Ndërkohë në Mbretërinë e Bashkuar, e cila ka pasur një bllokim të rreptë, rastet e koronavirusit kanë rënë me 20 përqind në një javë, por dëmet në ekonomi kanë qenë të jashtëzakonshme. Policia ka vënë në pranga dhjetra persona të cilët kishin dalë në protestë në Londër kundër maskave dhe anti-vaksinave.
(E.K/Faxweb.al)