Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Falenderoi përzemërsisht mjekët turq, doktori pyet deputetin Roshi: Kush ta pagoi kurimin në Turqi, pse jeta juaj qenka më e vlefshme se e shqiptarëve

Deputeti Enver Roshi vetëm dy ditë më parë njoftoi se ishte shëruar nga Covid-19, pas kurimit disa ditor në Turqi.

Roshi në një postim në mediat sociale nuk nguroi që të falenderonte mjekët e spitalit ku u kurua, ndëkohë që lidhur me shërimin e tij ka reaguar edhe mjeku dhe specialisti në ISHP, Roland Shuperka.

Në një shënim në mediat sociale Shuperka i kërkon deputetit të tregohet transparent për lekët që u shpenzuan për kurimin e tij, sa dhe ku u morën këto lekë.

Shuperka i thekson faktin se deputeti duhet të falenderojë taksapaguesit shqiptarë, ndërsa me ironi e pyet nëse Roshi është më i mirë se qytetrët shqiptarë që po trajtohen në spitalet e vendit tonë.

Postimi i plotë i mjekut Roland Shuperka:

“Jetë të gjatë Enver!” Sot nga media morëm lajmin që deputeti Enver Roshi ka dalë fitimtar ndaj coronavirusit dhe për më tepër “si mjek, profesor dhe politikan, (ai) shpreh mirënjohjen e thellë për cilësinë e trajtimit në spitalin turk”, ku u kurua pas vetëm një ditë qëndrimi në spitalin tonë (shqiptar).

Duke i uruar jetë të gjatë, por si politikan, ti Enver ke detyrimin kushtetues të transparencës, prandaj natyrshëm lindin këto pyetje dhe konstatime:
Një. Sa kushtoi kurimi në spitalin turk, duke përfshirë edhe transportin charter dhe kush i pagoi këto kosto?

Dy. Si mjek dhe profesor: Pse jeta juaj qenka më e vlefshme se jeta e atyre qindra qytetarëve të tjerë, ndërmjet të cilëve edhe mjekë e pedagogë të njohur, që vdiqën nga COVID-i në spitalet tona (shqiptare)?
Tre. Enver, ti duhet të falenderoje taksapaguesit shqiptarë dhe kryeministrin Rama, i cili aq shumë bën për deputetët e opozitës.

Katër. Ti, Enver, na qënke më i mirë se qytetarët e këtij vendi që po trajtohen në spitalet tona?

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *