Mbrojtje hipokrite! Kështu e ka konsideruar drejtori i Fax News, Enton Abilekaj të gjithë veprimin politik që ka ndërmarrë opozita shqiptare në mbrojtje të Teatrit Kombëtar.
Sipas Abilekajt, aksioni i deritanishëm i 2 partive më të mëdha në opozitë nuk po konsolidohet në një ndërhyrje vendimtare. “Pse nuk i çon Lulzim Basha deputetët e tyre, të ngujohen në mbrojtje të godinës së Teatrit Kombëtar meqenëse janë të imunizuar nga mandatet e tyre?
Realisht këto mandate nuk kanë asnjë efekt në jetën parlamentare përderisa në Kuvendin e Shqipërisë vendimet e maxhorancës qeverisëse po kalohen me shumicë votash”, është shprehur sot në Fax News Abilekaj.