Anëtarja e Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve për deputetë në Partinë Demokratike, Enriketa Papa foli me skype me gazetarin e Fax Neës Enea Meksi, ndërsa ka komentuar se çfarë po ndodh tashmë në komisionin ku bën pjesë në përzgjedhjen e emrave që shihen të arsyeshme për të kandiduar në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Papa tha se ky komision do të konstatojë tek emrat e propozuar nga anëtarësia kriteret që janë vendosur nga statuti, ndërsa një listë përzgjedhëse do ti dërgohet bazës për shqyrtim dhe miratim.
Ajo pohoi se nuk do të lihen jashtë listave kuotat e vendosura sa i përket përfaqësuesve të të rinjve, të ish-të përndjekurve, shoqërisë civile apo grave, ndërsa shtoi se Gushti do të jetë një muaj impenjativ pasi në Shtator është paramenduar që PD të dalë me listën e kandidatëve që do garojnë për deputetë.
“Është përpjekja e parë që bëhet në skenën politike të Shqipërisë por edhe të rajonit për të nxjerrë në pah figurat më të mira politike por edhe nga sfera akademike, shoqëria civile etj. Është ideja e p[arë për të nisur fushatën elektorale me një listë kandidatësh shumë të mirë. Grupi sot u mblodh për parashtrimin e punës, që është një punë e gjatë, janë mjaft emra të propozuar. Sot parashtruam ecurinë e përzgjedhjes së kandidaturave.
Oastërtuia e figurës, mosqënies pjesë e strukturave të ish-sigurimit të shtetit, dekriminalizimi, kuotat gjinore, struktura nga forumet rinore, ku 10% do të jenë të rinjtë nga FRPD, apo shtresa e ish-të përndjekurve politik etj. Janë pak a shumë kriteret kryesore të përzgjedhjes. Ky do jetë një muaj impenjativ në filtrimin dhe seleksionimin e emrave, dhe në Shtator mendoj se PD do jetë gati për të paraqitur një listë dinjitoze të kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme.
PD me këtë proces tregon një hapje të saj, janë jo vetëm emra që vijnë nga bazat e saj, ka edhe emra të rinj. Kandidatët nuk shqyrtohet vetëm nga një anëtar i komisionit, por të gjithë emrat kalojnë tek secili anëtar i komisionit. Fillimisht shqyrtohen të gjithë emrat, pastaj i kalohen bazës që i miraton apo i diskuton këtë emra, pastaj na rikthehen sërish neve për të parë të dhënat për secilin kandidat. Do hetohet në strukturat përkatëse pavarësisht vetëdeklarimit, për secilin kandidat.
Ende nuk ka një numër të caktuar se sa persona do të jenë kandidat për deputet. Varet gjithnjë nga emrat që janë propozuar për të qenë pjesë e listës. Komisioni nuk skualifikon kandidatët, por paraqet një listë emrash që plotëson kriteret dhe kjo listë i dërgohet bazës së partisë. Janë anëtarët e partisë që do të votojnë një anëtar një votë për emrat e ardhshëm të listës dhe radhitjes së tyre”, tha Papa.
“Nuk do të jetë pas kësaj kryetari që vendos për të gjithë emrat që kandidojnë, por janë strukturat e PD-së që vihen në dispozicion në përzgjedhjen e përfaqësuesve të ardhshëm. Është patjetër diçka pozitive. PD ka kërkuar 100% lista të hapura duhet të shikojmë se si do të shkojë procesi.”, tha Papa.
(F.GJ/FAXWEB.AL)