Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

“Të bëjë presion Balla për Reformën në Drejtësi është qesharake”, paralajmëron Braimllari: Nuk do të ketë sistem drejtësie që këto personazhe t’i lë të pafajshëm

Ish deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim Endrit Braimllari i ftuar në emisionin “Pasdite me Xhaxhiun” në Fax News tha se LSI po zhvillon takime të gjata me strukturat për tu përgatitur për zgjedhjet e ardhshme.

Braimllari po ashtu duke folur për Reformën në Drejtësi theksoi se në vend nuk do të ketë sistem drejtësië që këto personazhe që janë sot në qeverisje t’i lërë të pafajshëm.

“Komisoni i Venecias ka folur qartë dhe është i qartë për atë betejë që institucioni i presidencës bëri për të mbrojtur kushtetutën. Të bëjë presion Taulant Balla në emër të Reformës në Drejtësi kjo është qesharake. Kemi dy dosje shumë të nxehta që duhet të ishin hetuar nga SPAK.

Ne votuam në parlament për Reformën e Drejtësisë, nuk u votua ajo Reformë që të jemi 3 vite pa Gjykatë Kushtetuese. Asnjëherë vendi nuk ka qenë pa Gjykatë kushtetuese. Ku është themeli i të drejtës kushtetuese. Kjo që ka ndodhur sot me Rilindjen dhe Edi Ramën nuk ka ndodhur kurrë në Shqipëri vetëm me sistemim diktatorial. Duhet të kenë kujdes, sepse nuk do të këtë sistem drejtësie që këto personazhe t’i lë të pafajshëm.

Sot bëmë disa takime të gjata me strukturat e LSI-së për të hartuar jo vetëm strategjinë por edhe programin tonë për në vijim. Motorët e LSI-së janë gjithmonë të ndezur dhe aksioni i LSI-së ka qenë gjithmonë në komunikim me njerëzit. Vendet e punës vijnë duke u mbyllur dhe jo duke u hapur. Janë rritur taksat dhe shumë biznese të vogla po mbyllen.

E gjithë kjo klimë negative, mungesa e qeverisë
Rama ndaj qytetarëve, unë kam bindje se kanë ngritur një bindje të jashtëzakonshme që do të jetë si një uragan i papërballueshëm. LSI është një forcë politike gjithmonë aktive dhe në terren dhe në komunikim me qytetarët.”- tha Braimllari.(M.Q/Faxweb.al)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *