Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Endrit Braimllari në Komisionin e Sigurisë: Më shpejt merr info krimi i organizuar se Policia e Shtetit

Endrit Braimllari, deputet i LSI-së ia ka bërë të qartë zëvendësministrit të Brendshëm dhe drejtuesve të Policisë së Shtetit se sot më shpejt merr informacion krimi i organizuar se sa Policia e Shtetit.

”E para ju zoti Zëvendësministër thoni do marrim më shumë informacione, nga kush do merrni informacion? Sepse me shpejt merr informacion krimi i organizuar sesa Policia e Shtetit për shkak të lidhjeve që ka me Policinë.”, tha Braimllari.

”LSI e mbështet asistencën suedeze për këtë projektligj për këtë projektligj për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Suedisë dhe Shqipërisë  për forcimin e policimit në komunitet. Por ajo që më shqetëson nuk ka të bëjë me projektligjin por me dy drejtime kryesore që synojmë të arrijmë nga forcimi i policimit në komunitet.

Për çështjen e klimës së besimit Policia e Shtetit duhet të ngjallë besim në komunitet. Ngjarjet e fundit kane ulur ndjeshëm besimin e policisë tek qytetarët në luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve të drogës për shkak të lidhjes që kanë krimi i organizuar me drejtuesin e policisë së shtetit dhe atij që drejton qeverinë.

Për këtë arsye aleanca shumë e rëndësishme me qytetarin është kompromentuar rëndë për shkak të drejtuesve të policisë.”, ka vazhduar më tej ai.

Kuvendi i Shqipërisë i nisi punimet në 9 shtator, ndërkohë që janë vendosur edhe emrat e krerëve të komisioneve, pas zgjedhjes së Gramoz Ruçit kryetar. (V.G/SHUPLAKA)

Fjalët Kyce

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 Prillit ?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *