Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Endrit Braimllari i ftuar ditën e sotme në Fax News foli në lidhje procesin e zgjedhjeve brenda kësaj partie, pak ditë më parë.
Braimllari foli edhe për rizgjedhjen e kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi në krye të partisë, ku tha se jemi vetëm pak muaj para zgjedhjeve dhe se nuk mund të zhvillojnë një fushatë brenda partisë.
“Dita e shtunë ishte një ditë historike për LSI-në sepse pjesëmarrja në këtë kohë pandemie ishte shumë pozitive, në raport me pritshmëritë tona. Dita e shtunë solli një risi në klasën politike shqiptare, pasi votimi online po ashtu është shumë i rëndësishëm për një parti politike dhe LSI tregoi se ka vullnet dhe sjell risi.”- tha Braimllari.
Xhaxhiu: Keni krijuar një hiperkryetare me zonjën Kryemadhi?
Braimllari: Në fakt zonja Kryemadhi është hiperaktive në organizimin e partisë dhe në këto vite dhe në klasën poltike. LSI është një forcë politike që brenda saj ka një demokraci të brendshme shumë të fortë.
Xhaxhiu: Parti me kryetarokraci, pse garoi e vetme?
Braimllari: Ne jemi në një proces zgjedhjesh në parti që ka filluar nga organizata bazë e partisë dhe deri në strukturat drejtuese. Konventa kombëtare, delegatët të cilët u zgjodhën me 21 nëntor do të jenë pjesë e konventës kombëtare dhe strukturën tjetër drejtuese. Ne të gjithë jemi në një proces zgjedhjes. Kryetarja e LSI-së, ishte në rikonfirmim të mandatit të saj pasi detyrën si kryetare e LSI-së e mori pas zgjedhjeve të 2017. Pra Monika Kryemadhi në respekt dhe të statutit të LSI-së ishte në rikonfirmim të mandatit të saj dhe këtu mendoj se nuk ka asgjë tjetër. Si mendoni ju më mirë do të ishte një garë ‘fake’. Ne jemi 5 muaj para zgjedhjeve të përgjithshme çka nuk na lejon që të bëjmë eksperimente të tilla. Ne jemi 5 muaj para zgjedhjeve dhe nuk mund të futemi në një fushatë të brendshme, kur kemi zgjedhjet para.