Këngëtari Endri Prifti nuk qëndron dot mbyllur edhe pse e gjithë Shqipëria është në izolim.
Në disa video të shpërndara në rrjetet sociale, ai duket duke shëtitur me makinë, ndërsa nuk mungojnë as batutat nga ana e tij.
Por, këngëtari ka një kuriozitet të madh për këtë periudhë, dhe lidhet me femrat e showbiz-it.
Në një video të postuar, Endri Prifti shtron pyetjen e tij, me tone ofenduese:
“Ore një pyetje kam unë, a ka mbetur ndonjë me barrë nga këto bundrrat e V.I.P-së?”
Teksa ka regjistruar dhe postuar këtë pyetje, këngëtari ja plas të qeshurës, ndërsa nuk e dimë se për kë nga femrat VIP e ka konkretisht këngëtari.