Moderatorja e njohur Brunilda Lahe u bë nënë për herë të parë dhjetorin e kaluar. Ajo lindi një vajzë në mes të dimrit, dhe shpresonte që kur të vinte pranvera, t’i bënin bashkë ato xhirot në park ose bregdet.
Por askush nuk e mendonte që xhirot më të gjata me vajzën do të ishin nga salloni në ballkon, thotë moderatorja në një postim të fundit, ku shfaqet me vajzën e saj Hana, e cila ndodhet në karrocë.
E trishtuar nga kjo situatë, Brunilda shprehet se ka ëndërruar për ditët me diell në bregdet, që kur zgjodhi karrocën e vogëlushes, por gjërat sot janë ndryshe.
“Eh moj mama! A ju kujtohet momenti kur zgjodhët karrocën për bebushin? Në një ditë të bukur si sot, plot diell, ëndërronim të shëtisnim në park a në bregdet! Nuk e mendonim kurrsesi se xhiro më e gjatë që do të bënim do të ishte nga salloni në ballkon rrethuar me beton. P. S Nëse një lodër e kemi të preferuar e duam kudo edhe tek krevati, edhe tek karroca, edhe tek relaksi… deri sa të na humbasë interesi për të . Pastaj duam lodër tjetër”.
Më datë 17 të muajit dhjetor, moderatorja e njohur Brunilda Lahe u bë nënë për herë të parë dhe solli në jetë një vogëlushe, të cilën e pagëzoi me emrin Hana. Shpresojmë që moderatorja mos ta kalojë pranverën në shtëpi me të voglën e saj./iconstyle