Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

EMRI/ U qëllua sapo doli nga lokali, kush është 28 vjeçari që u vra në Astir

Fax News ka zbuluar identitetin e 28-vjeçarit që mbeti viktimë mbrëmjen e sotme në zonën e Astriti.

Bëhet e ditur se viktimë ka mbetur Vilson Tafçiu, 28 vjeç. Siç raporton gazetarja e Fax News, Denisa Mahmutaj, ai ishte duke pirë kafe në një lokal në zonën e Astrit, dhe është thirrur nga persona të tjerë dhe sapo ka dalë nga kafja është qëlluar nga persona ende të padientifikuar.

Mësohet se viktima ka qenë i shoqëruar me dy vajza në tavolinë në një lokal në rrugën Teodor Keko.

Ndërkaq policia njofton se janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore si dhe vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, grumbullimin dhe fiksimin e çdo prove që do çojë në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe arrestimin e autorëve.

Tiranë /Informacion paraprak

Rreth orës 20.45, në Astir, në një rrugicë, në afërsi të një lokali, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi V.T, rreth 28 vjeç, i cili më pas ka gjetur vdekjen.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat kanë bërë rrethimin e zonës në një perimetër të gjerë.

Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore si dhe vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, grumbullimin dhe fiksimin e çdo prove që do çojë në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe arrestimin e autorëve.

(M.Q/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *