AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

EMRI/ Perplaset me kamionin, humb jetën shqiptari në Itali

Një 25-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident në Itali. Automjeti me të cilin po udhëtonte i riu u përplas me një kamion të tonazhit të rëndë.Sipas mediave italiane, viktima është Endri Zaimi 25 vjeç, baba i dy fëmijëve. I riu ishte duke u kthyer në shtëpi pasi kishte qenë turni i natës në fabrikën ku punonte.

Makina e tij tip Volvo u shkatërrua tërësisht për shkak të përplasjes së fortë me kamionin.Në vendngjarje shkuan forca të shumta policore, ndihma e shpejtë dhe zjarrfikësit dhe bënë të mundur nxjerrjen e trupit nga automjeti i shkatërruar.

25-vjeçari kishte ndërruar jetë menjëherë pas përplasjes.  Ndërsa drejtuesi i kamionit pësoi dëmtime dhe u dërgua në spital, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.Shkaqet e këtij aksidenti të rëndë janë të paqarta. Qarkullimi në këtë segment rrugor u bllokua për disa orë për shkak të përplasjes mes dy mjeteve./abcnews.al

R.G/ FAXWEB.AL

A ju duket i drejtë vendimi i qeverisë Rama për të kufizuar dhe lëvizjen e këmbësorëve si masë për të parandaluar përhapjen e COVID 19?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *