Lëvizja Socialiste për Integrim komandon si Koordinator të Qarkut të Dibrës, Hajri Laçin. Laçi me profesion doktor ka një eksperiencë të gjatë politike. Ai ka mbajtur më parë postin e kryetarit të Këshillit të Qarkut të Dibrës dhe anëtar i Këshillit Bashkiak të Bashkisë Dibër. Prezantimi i koordinatorit të ri të qarkut u bë nga ish-deputeti dhe anëtari i kryesisë së LSI, Përparim Spahiu.
“Sot u takuam me Kryesinë e LSI-s së Matit dhe Bulqizës. Prezantuam të Deleguarin Politik të Qarkut, Hajri Laçi.
25 Prilli, dita e referendumit popullor për rrëzimin e sektit më të shëmtuar që ka drejtuar vendin”, u shpreh ish-deputeti Përparim Spahiu.