Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur ditën e sotme në qendër të Bushatit në lagjen “Dodaj”. Fax Neës raporton se është gjetur i plagosur Palok Dodaj, i njohur edhe me emrin Lin, 65-vjeç në banesën e tij.
Një pistë dyshimi është se i plagosuri mund të ketë qenë duke pastruar armën dhe është vetplagosur. Ai është transportuar për në spital për të marrë ndihmën e parë.
Ende nuk bëhen të ditura më tepër detaje rreth ngjarjes. Pritet informacioni zyrtar nga policia.
Bushat/ Shkodër
Informacion paraprak
Më datë 21.08.2019, rreth orës 13.10, në oborrin e banesës dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri shtetasi P.D., rreth 70 vjeç, i cili është transportuar në Spitalin Rajonal Shkodër dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje, grupi hetimor ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit, me të cilën dyshohet se është vetëplagosur shteasi P.D. dhe vijon punën nën drejtimin e Prokurorit për sqarimin e plotë të rrethaneve të ngjarjes.