Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Berat ku një burrë i moshës rreth 74-vjeç është gjetur i dekompozuar brenda dhomës ku jetonte, ndërsa Faxweb.al mëson se ishte strehuar brenda objektit të ish-konviktit të Shkollës Industriale nga Bashkia.
Gazetarja e Fax News, Mimoza Sinanaj raporton se viktima është Përparim Sulka, i cili jetonte i vetëm prej 5 vitesh brenda objektit që shikoni në videon e mëposhtme në katin e 2-të të tij, ndërsa zjarrëfikësit kanë hyrë me shkallë nga dritarja për të nxjerrë trupin.
Prej më shumë se 24 orësh ai nuk ishte vënë re nga banorët, ndërkohë që njëri prej këtyre shprehet për Fax News se e kishte takuar së fundmi dhe pyetur nëse kishte nevojë për ndodnjë gjë.
“I biem ziles së telefonit dhe i shkon thirrja. Të premten këtu ishte, vetëm këto dy ditët e pushimit se kemi parë, vinte vetë këtu. Po bën 5 vjet që është i vetëm dhe që jeton këtu”, tha një banor i zonës që e njihte të moshuarin.
“E strehoi Bashkia këtu, ishte i vetëm, kishte 24 orë që nuk e shikonim, i thashë dje do ndonujë gjë, më tha jo jam mirë.”, shtoi banori por nuk dihet në pushteti vendor që e kishte strehuar vite më parë, interesohej rreth tij.
Në vendngjarje kanë mbërritur forca të policisë dhe zjarrfikëses ku po bëhet nxjerrja e trupit nga banesa. Mësohet se autoritetet janë vënë në lëvizje pas denoncimit të bërë nga roja e objektit i cili edhe ka konstatuar ngjarjen e rëndë, ndërsa nuk dihet nëse i moshuari ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale apo nga mungesa e përkujdesit ndaj tij.
(F.GJ/FAXWEB.AL)