Bilanci i viktimave nga aksidenti i rëndë në Gjermani ka arritur në katër, mes të cilëve është edhe një foshnje 9 muajshe. Ndërkohë deri tani raportohet se kanë mbetur të plagosur 15 persona.
Një 51 vjeçar ishte nën ndikimin e alkoolit kur përhapi terror tek kalimtarët pasi hipi me automjet sipër trotuarit ndërsa ishte me shpejtësi.
Ngjarja e rëndë ndodhi në qytetin gjerman të Tierit. Viktimat varionin nga mosha nga nëntë muaj deri në 72 vjeç .
Ndërkohë autoritetet i kanë kërkuar publikut të shmangë zonën ndërsa po kryhen hetimet mbi incidentin dhe të vendoset një kordon sigurie.
“Disa njerëz të plagosur që u goditën nga një makinë në zonën e këmbësorëve në # Trier. Ju lutemi shmangni zonën, policia është në vend së bashku me shërbimet e tjera të urgjencës,” shkroi policia e Trier. (A.M/Faxweb.al)