Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

EMRAT/ Dèmet nga tèrmeti i 26 nëntorit, këto janë familjet që do marrin banesat e reja

Qeveria ka miratuar listën e apartamenteve për familjarët e viktímave të tèrmètit të 26 nëntorit.

Në Fletoren Zyrtare botuar vendimi për miratimin e listave nr.1 dhe nr.2, në mbështetje të aktit normativ të Këshillit të Mininistrave i miratuar më 30 nëntor të vitit të shkuar.

Lista prej 22 familjesh, është miratuar në bazë të shkresës së miratuar nga ministri Bledar Çuçi më 12 dhjetor 2019, si drejtues qendror i operacionit për menaxhimin e fatkeqësisë natyrore.

“Ngarkohen njësitë e vetëqeverisjes vendore, përkatësisht sipas vendndodhjes së apartamenteve, të marrin masa për përballimin e shpenzimeve për dhurimin e tyre, përfshirë shpenzimet procedurale, të mobilimit dhe të pajisjeve elektroshtëpiake për këto apartamente nga fondi publik i banesave sociale dhe /ose fondi përkatës i buxhetit të shtetit. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare”, thuhet në vendim.

Partitë po negociojnë për të përmbyllur Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *