Ka nisur riatdhesimi i fëmijëve dhe grave shqiptare nga kampi famëkeq i Al Hol në Siri, ndërkohë që janë zbuluar edhe emrat që personave të parë që do të zbresin nesër në Rinas.
Mësohet se janë sjellë në Beirut nga kampi Al Hol në Siri Floresha Rasha gruaja dhe fëmijet e saj Amar Rasha, Emel Rasha dhe Hatixhe Rasha.
Po ashtu është sjellë edhe djali i familjes Dumani, Endri Dumani, ndërkohë që po motrën e tij Eva Dumani mësohet se është mirë, por sipas kryeministri Edi Rama informacionet për të janë të komplikuara.
“Jam i lehtësuar sepse ky ishte nje operacion i komplikuar më vjen mirë, kam kontaktuar dhe me drejtuesit e operacionitt dhe gjeneralin e që kanë shumë merita në këtë proces. Falenderoj dhe drejtorin e antiterrorit që për 30 dite ka bërë përpjekje të vazhdueshme , po ashtu edhe konsullin këtu për lidhjet që janë jo aq të lehta, sepse në këtë proces ishin shumë faktorë. Bashkë me fëmijët tani do kthehemi në Tiranë. Kemi ngritur rrjetin e nevojshëm për ti trajtuar më kujdes. E ëma e fëmijëve të vegjël është në gjendje të vështirë ka plagë në trup, por do vij me ne. E rëndësishme se ky operacion i hap rrugën fazës tjetër. Tani presim sinjalin e fundit për të marrë dhe të tjerët. Eva është mirë, por janë të komplikuara informacionet.”- tha Rama për Top Channel.
Ata do të udhëtojnë nesër drejt Shqipërisë. Operacioni në Siri është përshkruar si tejet i vështirë pasi një pjesë e grave janë fshehur, pasi refuzojnë që të kthehen, duke mbajtur peng edhe disa fëmijë.
Rapotohet se aktualisht vëtëm rreth 20 gra dhe fëmijë janë të gatshme për riatdhesim, mes tyre dhe shqiptare të Maqedonisë se Veriut.
(M.Q/Faxweb.al)