Një aksident ka ndodhur në Qafë Qele në aksin Pukë-Shkodër, ku një motor është përplasur me një makinë.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur mëngjesin e sotëm, ku çifti i bashkëshortëve që udhëtonin në motor, janë plagosur. Faxweb.al mëson se dy personat e aksidentuar janë Gani Aliu ish e presekutuar politik dhe bashkëshortja e tij Vezire Laçi.
Kanë qënë udhëtarët që kanë njoftuar urgjencës prej rreth një ore, por ambulanca ka mbërritur vonë.
Dy të aksidentuarit kanë mbetur në shi dhe kanë humbur gjak, pasi kanë marrë dëmtime të shumta.
Informacion Paraprak
Më datë 04.11.2019, ora 07:45, në aksin rrugor Vau Dejës – Pukë, në fshatin Çafë-Laç, Vau Dejës, mjeti tip Volkswagen, me drejtues shtetasin F. M. 52 vjeç, banues në Pukë, është përplasur me motorin tip Shineray, për pasojë kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi dhe pasagjeri i motorit, shtetasit G. A. rreth 60 vjeç dhe V. L. 52 vjeçe, të cilët u dërguan në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i mjetit F. M. do shoqërohet në ambjentet e D. V. P. Shkodër për veprime të mëtejshme
Në vendngjarje po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.