04:05 | 08/06/2023
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
    • Arbitrazh
    • Identitet
    • Eko Fax
    • Famour
    • Ka motor
    • Fol me Mua
    • Tradita Show
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
    • Arbitrazh
    • Identitet
    • Eko Fax
    • Famour
    • Ka motor
    • Fol me Mua
    • Tradita Show
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Emrat/ KLGJ miraton listën, kush do të jenë gjyqtarët që do merren me mediat

12:12 | 10/12/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Mbledhja e KLGJ-së, zbardhen vendimet e marra

Sot, në datën 10.12.2019, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen e radhës, e në zbatim të
nenit 91§3 të Ligjit 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, vendosi caktimin
në pozicionin e Gjyqtarit për Mediat, gjyqtarët e mëposhtëm:

Vojsava Osmanaj – juridiksioni i Apelit Shkodër
Edlira Petri – juridiksioni i Apelit Tiranë
Desart Avdulaj – juridiksioni i Apelit Durrës
Klodiana Gjyzari – juridiksioni i Apelit Vlorë
Etleva Temo – juridiksioni i Apelit Korçë
Enton Dhimitri – juridiksioni i Apelit Gjirokastër
Lindita Sinanaj – juridiksioni i Apelit Administrativ
Saida Dollani – juridiksioni i Apelit për Krime të Rënda / për gjykimin e veprave penale të krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Gjyqtarët për Mediat do të ushtrojnë detyrat në funksion të rritjes së transparencës në veprimtarinë
gjyqësore, si një element i rëndësishëm për shtetin e së drejtës dhe një garanci më tepër për një
gjykim të drejtë. Drejtësia jo vetëm duhet të bëhet, por edhe të shihet që bëhet, e për këtë,
transparenca, në mënyrë të veçantë karshi medias, është thelbësore.

Nëpërmjet transparencës dhe informimit të publikut, gjyqësori do të mund të evidentojë vlerat e gjyqtarëve, të lehtësojë ndërveprimin me publikun e të forcojë besimin e publikut në të, si mbrojtës i interesit publik dhe i të drejtave e lirive themelore të individit.

Vendimi i sotëm konfirmon angazhimin e Këshillit për vendosjen e marrëdhënieve të mira me mediat,
duke marrë masat për të lehtësuar realizimin e misionit të tyre sa më mirë. Këshilli i Lartë Gjyqësor
mban në konsideratë se komunikimi me mediat si një institucion social, për të qenë efektiv e në
shërbim të drejtësisë, si komponent thelbësor për një shoqëri të lirë dhe demokratike, duhet të jetë sa
më i përgjegjshëm dhe profesional.

Këshilli njeh dhe kontribuon në lirinë e dhënies së informacionit të hapur dhe transparent për publikun, të shprehjes së lirë të mendimit dhe opinioneve, si themeli esencial i një shoqërie të hapur dhe demokratike, duke inkurajuar edhe formimin dhe shprehjen e mendimit të lirë kritik për vetë funksionimin e Këshillit dhe të sistemit gjyqësor.

Këshilli i Lartë Gjyqësor, në veçanti anëtari i caktuar për kryerjen e detyrave në lidhje me marrëdhëniet me publikun, do të bashkëpunojë ngushtësisht me Gjyqtarët e Medias për mbarëvajtjen e marrëdhënieve të gjyqësorit me publikun dhe mediat, me synim rritjen e transparencës dhe forcimin e besimit të publikut në sistemin gjyqësor.

Pas

Paketa antishpifje/ Sherr mes Manjës dhe Çipës: AMA dhe AKEP marrin kompetenca gjyqësore, s’do jemi më pjesë e…

Para

Haradinaj ndryshon mendje pas 2 muajsh, pranon mandatin e deputetit

Para
Haradinaj ndryshon mendje pas 2 muajsh, pranon mandatin e deputetit

Haradinaj ndryshon mendje pas 2 muajsh, pranon mandatin e deputetit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *









Të Fundit

“Çmendet” rrjeti/ Kiara në Turqi, Luizi në të njëjtin vend me ish të dashurën?

“Spiuni më i dëmshëm në historinë e byrosë”, si FBI kapi ‘famëkeqin’ Robert Hanssen

Stoltenberg: Pas luftës në Ukrainë, duhet të sigurohemi që Rusia të mos përsërisë diçka të ngjashme

Lionel Messi zbulon arsyen pse refuzoi të kthehej te Barcelona

“Q**a nanën këta janë pisa”, avokati i vjedh miliona lekë qytetares nga paratë e aksidentit

“Shkelje të statutit”, Bardhi tregon pse nuk mund të zgjidhet kryetari i PD në 29 korrik

Merr flakë mjeti në Tiranë, ja çfarë dyshohet

Escobar kërkoi zgjedhjet para korrikut, Kurti në “France24”: Mund të mbahen pas disa muajve

EkoFax/ “Korrupsioni është në nivele të larta”, ekspertja: Pengon zhvillimin e ekonomisë së vendit, është ulur “këmbëkryq”…

Pas kritikave për stilin e tij të udhëheqjes, reagon Kancelari gjerman

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
    • Arbitrazh
    • Identitet
    • Eko Fax
    • Famour
    • Ka motor
    • Fol me Mua
    • Tradita Show

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.