Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

EMRAT/ KLGJ emëron si gjyqtarë 15 magjistratë, Osman Daliu përfiton të gjitha pagat e kohës kur ishte pezulluar

Këshilli i Lartë Gjyqësor, njofton se ka emëruar si gjyqtarë 15 magjistratë emrat e të cilëve vjen nga lista e kandidatëve diplomuar në Shkollën e Magjistraturës, për profilin gjyqtar, në përfundim të vitit akademik 2018-2019.

Sipas KLGJ-së, kjo është bërë në kuadër të mirëfunksionimit të sistemit gjyqësor ndërsa shton se, bazuar në propozimin e Komisionit të Zhvillimit të Karrierës, vendosi që gjyqtari Osman Aliu, të përfitoi pagën për të gjithë kohën e pezullimit nga detyra.

KLGJ ka marrë edhe dy vendime të tjera që janë deklarimin e mbarimit të statusit të magjistratit për shkak të dorëheqjes nga detyra, të tre gjyqtarëve si dhe kualifikimin e dy kandidatëve për në formimin fillestar pranë Shkollës së Magjistraturës, për vitin akademik 2019-2020, duke përmbyllur kështu procesin e hetimeve të thelluara për këta kandidat.

Njoftimi i plotë:

Në kuadër të mirëfunksionimit të sistemit gjyqësor, sot më datë 09.01.2020, Këshilli i Lartë Gjyqësor, përmes një vendimmarrje të rëndësishme, emëroi si gjyqtarë 15 magjistratë. Ky emërim u krye duke mbajtur në konsideratë përfundimin procedurës së verifikimit të kushteve dhe kritereve ligjore për rekrutimin si gjyqtar, të kandidatëve të diplomuar në Shkollën e Magjistraturës, për profilin gjyqtar, në përfundim të vitit akademik 2018-2019. 

Gjyqtarët e emëruar nga Këshilli i Lartë Gjyqësorë, janë si më poshtë vijon:

  1.     Znj. Erlanda Agaj;
  2.     Z. Marko Boshku;
  3.     Znj. Elisabeta Gjoni;
  4.     Z. Klejda Çapja;
  5.     Z. Artur Prenga;
  6.     Z. Mirjan Mustafaj;
  7.     Znj. Kostandina Kuro;
  8.     Znj. Iva Zemani;
  9.     Znj. Enisa Shahini;
  10.            Znj. Ema Shaholli;
  11.            Z. Shkëlzen Liçaj;
  12.            Z. Xhevdet Lika;
  13.            Z. Ligoraq Toshi;
  14.            Z. Hazbi Balliu;
  15.            Z. Florin Demollari.     

Më tej, Këshilli, bazuar në propozimin e Komisionit të Zhvillimit të Karrierës, vendosi që gjyqtari Osman Aliu, të përfitoi pagën për të gjithë kohën e pezullimit nga detyra. Gjithashtu, Këshilli vendosi deklarimin e mbarimit të statusit të magjistratit për shkak të dorëheqjes nga detyra, të tre gjyqtarëve, përkatësisht të {…}, {…}dhe {…}.

Në përfundim të kësaj mbledhjeje, KLGJ vendosi kualifikimin e dy kandidatëve për në formimin fillestar pranë Shkollës së Magjistraturës, për vitin akademik 2019-2020, duke përmbyllur kështu procesin e hetimeve të thelluara për këta kandidat.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *