Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Emigrantëve u mbyllen ‘dyert’ në Kakavijë, 30 persona ngelin në zonën neutrale

Nuk kanë të ndalur problemet për emigrantët shqiptarë që kthehen nga Greqia përmes pikës Kufitare të Kakavijës, pasi gazetarja e Fax News, Ervina Shehu raporton se 30 persona kanë mbetur në zonën neutral.

Emigrantët kërkojnë të futen në territorin shqiptar ndërkohë që  pika kufitare prej ditësh është mbyllur.

Burime nga pika Kufitare e Kakavijës bëjnë me dije se nuk do i lejojnë të hyjnë në tokën shqiptare.

Qeveria shqiptare ka lejuar dje hyrjen në vendin tonë të emigrantëve që po qendronin prej më shumë se 24 orësh në brezin kufitar neutral mes dy vendeve në Kakavijë. Kanë qenë gjithsej 33 shtetas të cilët kanë besuar deri në fund se do tu mundësohej hyrja në Shqipëri falë insistimit të tyre dhe apeleve për t’u rikthyer pranë familjeve.

Kalimi në Shqipëri është mundësuar në oret e para të mengjesit të djeshëm pas konfirmimit zyrtar për të gjithë, nga Ambasada Shqiptare në Athinë. Askush prej tyre nuk kishte arsye të fortë për kthim ashtu siç e përcaktojnë procedurat e vendosura së fundi prej qeverisë shqiptare, por të gjitheve u kishte skaduar afati i qendrimit 90 ditor në zonën SHENGEN apo ishin në kufijtë e këtij afati.

Nga 67 shqiptarë qe u dyndën në Shqipëri 2 ditë më parë, 33 qëndruan në kufirin mes shteteve, ndërsa pjesa tjetër u kthye me dëshirë në Greqi pasi dispononin 2 nënshtetësi apo leje qendrimi.

NGa ana tjetër ende nuk dihet se çfarë do të bëhet me 30 emigrantët e tjerë që sot janë shfaqur në Kakavijë.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *