Pas emërimit të katër gjyqtarëve të rinj në Gjykatën e Lartë, ka reaguar vetë institucioni i cili i uron mirëseardhjen e anëtarëve të rinj.
Në njoftimin e saj, Gjykata e Lartë shprehet se duke marrë parasysh përkushtimin e tyre në punë ata presin që anëtarët e rinj të rrisin besimin e publikut tek drejtësia.
Njoftimi:
Gjykata e Lartë e Republikës së Shqipërisë shpreh kënaqësinë për emërimin dhe dekretimin e katër anëtarëve më të rinj të saj. Gjykata e Lartë i uron mirëseardhjen Z.Sokol Binaj, Znj. Albana Boksi, Z. Sandër Simoni dhe Z. Klodian Kurushi.
Jemi besimplotë se anëtarët e rinj do të sjellin me vete përkushtimin e tyre, integritetin dhe ndershmërinë, në shërbim të funksionalitetit te Gjykatës së Lartë dhe rritjes së besimit të publikut tek drejtësia.