Një áksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në fshatin Strikçan të Bulqizë. Raportohet se një automjet tip Benz ka dalë nga rruga dhe për pasojë një person ka mbetur i plágosur.
I plágosuri është Elton Neziri, 33 vjeç që pritet të transportohet me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Derimë tani nuk raportohet se në makinën ku udhëtonte Neziri të ketë pasur persona të tjerë të pranishëm.
Një dëshmitar i aksidentit shprehet se kishte dëgjuar zhurmën e përplasjes, ndërkohë që i riu është dërguar drejt spitalit me makinë private.
”Ndodhesha këtu afër dhe dëgjova zhurmën dhe u përplas kjo makina dhe nuk e pashë për momentin kush ishte. Doli tymi dhe erdhën 2-3 veta që e nxorën. Unë u largova se nuk e durova dot kur e nxorrëm dhe nuk e di çfarë ka ndodhur më për sot. U transportua me makinë private.”- tha dëshmitari. (E.K/Faxweb.al)