Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

Vrau 7-vjeçaren britanike në park, Gjykata shpall të pafajshme 30-vjeçaren shqiptare. Çfarë tha psikiatri për gjendjen e saj

Eltiona Skana, 30 vjecarja që vrau një vajzë 7 vjeçare në Britani është shpallur e pafajshme nga gjykata. Gjatë një gjykimi shtatë-ditor në Manchester Minshull Street Crown Court, avokati i prokurorisë Michael Brady QC i kërkoi prokurorisë që të mos e dënonte për vrasje, duke u bazuar në ekzaminimet që i kreu një psikiatër Skanës.

Brady i tha gjykatës se veprimet e saj më 22 Mars lidhen me psikozën e shkaktuar nga skizofrenia e saj paranojake.

Emily Jones, shtatë vjeçe, u qëllua me thikë për vdekje para prindërve të saj dhe ishte vajza e vetme e tyre. Familjarët thonë se Eltiona Skana nuk ishte e njohur për familjen e tyre. Skana i kaloi pranë me një skuter, e goditi me thikë në qafë duke i marrë jetën vajzës.

Edhe pse u dërgua me urgjencë në një spital pranë, nuk arriti ti mbijetonte plagëve të rënda dhe u shpall e vdekur. Që prej asaj kohe, Skana u arrestua nën dyshimin e vrasjes së Emily.

Në një seancë të mëparshme, gjykatësi Richard Mansell QC, iu drejtua babait të Emily, duke i thënë: “Unë do të them diçka personalisht për ty. Nuk mund ta imagjinoj dhimbjen që po kalon ti dhe gruaja jote në këtë moment. Ju keni simpatinë time personale, më të thellë dhe jam i sigurt se simpatia më e thellë e të gjithëve të përfshirë në procesin gjyqësor. Kjo çështje ka një përparësi të lartë”.

Në homazhet e bëra kur vajza u vra, prindërit e fëmijës thanë: “Emily ishte shtatë vjeçe, fëmija ynë i vetëm dhe drita e jetës sonë.

Ajo ishte gjithnjë plot gëzim, dashuri dhe e qeshur. Emily kishte një buzëqeshje të rrallë dhe ishte e bukur brenda dhe jashtë. Ajo kishte një zemër aq të madhe, sa vetë buzëqeshja e saj.”

(A.M/Faxweb.al)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *