Aktivistja dhe poetja Elsa Ballauri e ftuar në emisionin ‘Fol me mua’ të moderatores Rovena Dilo ka zbuluar se për kë nuk ka shkruar kurrë një poezi.
Poetja ka treguar se ajo dhe poezia kanë një lidhje shumë të veçantë. Ajo shprehet se personi për të cilin nuk ka shkruar kurrë poezi është Enver Hoxha.
“Unë gjithmonë kam menduar se poezia është e vetmja gjë që nuk mundem dhe nuk dua ta redaktoj kurrë. Se poezia për mua është një gjendje, është ai moment që ty të jepet. Në qoftë se do të redaktosh një poezi i bie të shkosh në një gjendje tjetër, të ndryshosh këtë të parën gjë që unë nuk e bëj dot.
Domethënë unë në poezi jam shumë spontane, sigurisht më shqetësojmë më përgjithësi poezia ime dikur ka qenë kryesisht lirike. Ato gjëra që kryesisht kisha të miat dhe që nuk ishin konform me ideologjinë e atëhershme ishin në një dosjen time që e kisha quajtur ‘Jashtë binarve’ në kuptim të mirë për veten time.
Mbaj mend që nuk kam shkruar poezi për partinë dhe për Enverin, por fakti që ishin shumë pak vajza poete mendoj që ka qenë dhe një shans për mua për të botuar se ndryshe nuk do ta kisha kaq të lehtë sepse vetëm me lirizma nuk ishte një gjë shumë e pranueshme në atë periudhë në qoftë se nuk do të kishe poezi të forta ideologjike.
Poezia siç ka lindur te unë shumë spontanisht me nevojën për tu shprehur, për të shprehur veten me një formë.”, u shpreh Ballauri
(S.D/Faxweb.al)