Shefi ekzekutiv i kompanisë Tesla, Elon Musk, njoftoi se do të rinisë prodhimin e makinave elektrike në fabrikën e tij në Kaliforni, pavarësisht urdhrit për të qëndruar mbyllur për shkak të pandemisë së koronavirusit. Përmes një postimi në Tëitter, Musk tha se është i gatshëm të arrestohet.
“Nëse dikush arrestohet, kërkoj që ai të jem unë”, tha Musk. Sipërmarrësi i famshëm u shpreh gjithashtu tha se është krijuar një lëmsh pasi sipas tij zyrtarët e shtetit e kanë miratuar rihapjen e fabrikës, por më pas ajo është bllokuar nga autoritetet lokale.
Musk mendon se Tesla po “veçohet”, pasi prodhuesit e tjerë të makinave në Shtetet e Bashkuara të cilët janë lejuar të rihapen. Konteja Alameda, ku ndodhet fabrika e tij, ka vendosur që t’i mbajë mbyllur bizneset – përveç atyre që konsiderohen thelbësore – deri në fund të majit. Autoritetet vendore thonë se nuk e konsiderojnë Tesla-n biznes thelbësor.