BotaFlashTe FunditTe Gjitha

Elon Musk paraqitet me superkrijimin e tij për nxjerrjen e fëmijëve nga shpella, shefi i shpëtimit e refuzon dhe jep arsyen

Sipërmarrësi miliardier i teknologjisë Elon Musk është paraqitur me ‘mini-nëndetësen’ e tij të shpëtimit të krijuar enkas për shpëtimin e djemve të bllokuar në shpelle, por është refuzuar nga shefi i shpëtimit.

“Edhe pse teknologjia e tij është e mirë dhe e sofistikuar, nuk është praktike për këtë mision,” tha Narongsak Osatanakorn.

Musk, ndërsa e prezantoi projektin e tij në rrjet,  kishte deklaruar se bazuar në “reagimet nga Tajlanda”, inxhinierët vendosën të ndërtonin “një nëndetëse të vogël” duke përdorur një tub të madh argjendi.

Sipas tij tubi metalik do të mbart’te nga dy zhytës dhe është i përshtatur për të kalur nëpër boshllëqe të ngushta.

Pajisja gjithashtu është e pajisur me portat e oksigjenit dhe një kon me hundë për të mbrojtur atë ngapërplasja me shkëmbinjtë.

Në një nga videot e testimit që Musk shpërndau, një njeri shihet duke dalë nga cilindri metalik i gjatë rreth 6 metra.

Por siç duket terreni shumë i vështirë e bën të padobishme edhe superkrijimin e miliardierit Musk. (B.H/Faxweb)

 

Fjalët Kyce

BILD publikoi një shkrim ku aludohej se PD ka lobuar me qindra mijë dollarë kundër integrimit të Shqipërisë dhe pa mbushur 24 orë e fshiu nga serverët e saj:

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *