Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashOpinione&AnalizaTe FunditTe Gjitha

Kryeministri i Shqipërisë po lajthit shpeshherë, avokat i kujt je ti Edi Rama?

Nga Elmaz Sherifi

Mund te ndodh, qe edhe kryeministri, mund te lajthit ndonjehere. Por, kryeministri i Shqiperise, po lajthit shpesh here, duke dal kunder interesave kombetare.

Fillimisht u vu ne krah te Vucicit, per shkembimin e territoreve shqiptare, midis Serbise dhe Kosoves. A ju kujtohet si shprehej ? Per te qene te sakt, le te jepen kronikat televizive, ku kryeministri i Shqiperise i jepte te drejte Presidentit te Serbise Vucic, te mbronte te drejtat e Serbise. Dhe Vucic ka ditur t’i mbroje dhe i mbron te drejtat e Serbise. Por kryeministri yne, perse ben avokatine e Vucic ?

A nuk ishte edhe ai per ndryshimin e kufijve? O sot o kurre deklaronte atehere ne nje emision televiziv, ne mbeshtetje te Presidentit Thaci. Koha levizi me shpejtesi. U vertetua se projekti i ndryshimit te kufijve, nuk ishte i SHBA, si pretendonte kryeministri yne. E deklaroi vete ish Keshilltari Bolton. As Thaci nuk eshte me kryetar i delegacionit.

Me statusin e kryetarit te OSBE, kryeministri yne i dha te drejte edhe Misotakis per kufijte detar. E pabesueshme, si mund te marre rolin e avokatit te kryeministrit te Greqise, kryeministri i Shqiperise !

Nuk ka marreveshje- ligjeron avokati i Micotaqis ? Po, perse edhe pas 8 vjeteve ne pushtet, nuk e zgjidhi konfliktin avokati yne, por i jep te drejte Micotaqis ?

Vulen e avokatit kunder interesave kombetare kryeministri yne e vuri me deklaraten ne serbisht per te votuar partine e Gjukanovic edhe shqiptaret! Marri e madhe e kryetarit te OSBE ! Doli hapur, kunder interesave kombetare dhe kunder parimit te mos nderhyrjes ne procesin zgjedhor.

Shqiptaret e Malit te Zi u befasuan nga deklarata e tij. Nje nga drejtuesit e nje koalicioni Muhamed Zenka denoncoi mbreme ne nje emision televizive nderhyrjet kercenuese te foshnjarakut qe kryen funksionin e ministrit te jashtem.

Fatmirsisht shqiptaret e Malit te Zi nuk ja varen keshilles se avokatit te Gjukanovic, dhe fituan dy deputet e ndikuan qe te mos fitoj shumicen absolute, per te bere qeveri partia e Gjukanovic.

Avokat, mision te veshtire ke marre, dhe mrekullisht, po deshton ne cdo avokati!

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *