AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Dhunoi vajzën e mitur pse nuk kishte larë enët, gjykata merr vendimin për 41-vjeçaren

Gjykata e Gjirokastrës ka vendosur “arrest me burg”për 41-vjeçares Elisabeta Meta, e cila pak ditë më parë u shfaq në një video duke dhunuar barbarisht vajzën e saj 13 vjeçe, pasi nuk kishte larë enët.

Në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura, nuk ka qenë asnjë familjar i saj i pranishëm. Ndërkaq avokati ka deklaruar se do të apelojë vendimin e Gjykatës.

41 vjeçara nga Saranda u pa në disa video të publikuara nga Fiks Fare, teksa ushtronte dhunë “kafshërore” ndaj vajzës së saj të mitur, vetëm 13 vjeç.

Dhuna ishte për arsye të ndryshme dhe tepër absurde, ndërsa rasti u denoncua nga bashkëjetuesi i 41-vjeçares, i cili ka rënë vetë pre e dhunës së gruas nga Saranda.

Fjalët Kyce

A mendoni se jemi në gjendje të mbrohemi apo të menaxhojmë një 'krizë" të shpërthimit të Koronavirusit në vend?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *