Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

“Jemi të gatshëm të flasim për listat e hapura”, Spiropali: Ku keni parë ju diktator apo tiran që të ulë të gjitha palët!

Ministrja për Shtetin Elisa Spiropali gjatë seancës së sotme plenare iu është drejtuar opozitës në lidhje me kërkesat për Reformën Zgjedhore, të cilët kërkojnë hapjen e listave dhe ndryshimin e kushtetutës.

Spiropali tha se Partia Socialiste është treguar e hapur për të folur për ndryshimet në Refromën Zgjedhore si dhe për listat e hapura.

“Nëse do të kishte një konkurs të kapacitetit për të duruar, kjo shumica do të dilte kampione botnore, ne do të fitonim medalje në vendin e parë se na ne kërkohet jo vetëm, ‘ç’ujë i dhe gomarit dhe a e piu gomari’.

Nuk e thash më kot, se dje po dëgjoja disa nga reagimet e tyre që më shumë pëllasin sesa flasin. Një ishte, një lider i një partie të vogël, që pretendonte se ajo marrëveshje nuk votohej këtu ashtu, do të dilnin nga zgjedhjet dhe do të bojkotin procesin dhe do të shpallin revolucionin. Një lider i një partie të vogël që është kontrabanduar në listën e PD-së duke deformuar verdiktin e zgjedhësve. Revolucionin le ta bëjë por mirë do të ishte të futej në ato listat e partisë së tij duke respektuar pragun duke parë sa i vlen lëkurë. Këto drejtuesit e partive që na kërcënojnë me fjalorin që e kanë zakon, pretendon tru japim cfarë duan dhe ne të mos kemi interesa. Pretendojnë të jemi ushtar të bindur të një çete të shpartalluar që janë jashtë.

Edhe me ju kemi disa rezerva, se na drejtoheni me terma ‘diktator, sulltan dhe t’u thotë po ju si e doni, të pjekur apo gjysmë të pjekur. Nuk ka forcë që pranon gjithçka që i ofrohet, por qershia mbi tortë janë ata që shoqërisë civile, që thonë se rilindasit nuk i duan listat e hapura. Ja pra, rilinadasit, po thonë hajdeni ta diskutojmë, po tani ku janë këta, apo ishin masha e Bashës, që për vete është një mashë. Tani të përgjigjet masha Basha i do ai listat e hapura sikur ka deklaruar me Monika Kryemadhin, ne jemi gati.”- tha Spiropali.

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *