Eliona Pitarka është bërë nënë për herë të parë. Lajmin e shumëpritur e ka dhënë vetë aktorja e cila para pak minutash ka ndarë foton e foshnjës ku shkruan se më në fund është këtu.
“Më në fund është këtu”, – shkruan aktorja pas fotos së parë të bebushes, emrin e së cilës ende nuk e ka bërë publik.
Edhe pse në ditët e fundit të shtatzënisë, Eliona ka qenë e pranishme çdo të shtunë në “Klanifornia”, por edhe aktive në profilin e saj duke ndarë me fansat ndjesitë e pritjes së ëmbël.
(R.G/Faxweb.al)