BotaFlashSportTe FunditTe Gjitha

Eliminimi nga Sevilla, Mourinho nuk fsheh zhgënjimin por përgëzon spanjollët: Kalimi i tyre i drejtë

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho e pranon se janë shumë të zhgënjyer nga Liga e Kampionëve, por thotë se ky është futbolli

Portugezi në anën tjetër përgëzon Sevillan dhe i uron sukses në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

“Është zhgënjyese, por ky është futbolli. Ata bën mirë dhe unë u dëshirojë suksese. Përballja ka qenë e balancuar. Kalimi i Sevillas ka qenë i drejtë”,tha Mourinho.

Sevilla befasoi sonte me paraqitjen e saj në Old Trafford ndaj Manchester Unitedit ku e ka eliminuar këtë të fundit nga Champions League duke e mposhtur me reazultatin 1-2 në shtëpi pasi ndeshja e parë në Spanjë kishte përfunduar me reazultatin e bardhë 0-0.

Golat për spanjollët i shënoi Ben Yedder, ndërsa golin e vetëm për Unitedin e shënoi Romelu Lukaku, që nuk ishte i mjaftueshëm. (B.H/Faxweb)

 

 

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *