Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetTe Gjitha

Elia Zaharia fiton çmimin “Best” në Paris, fotografohet me Pamela Anderson-in (FOTO)

Princesha Elia Zaharia ka marrë pjesë në edicionin e 40-të të Best Award Gala që u zhvillua më Paris. Në këtë eveniment  Elia Zaharia Zogu është nderuar me çmimin “Best” ku sipas Zaharias, personi i parë shqiptar që ka marrë këtë çmim ishte Nëna Tereza.

“Në këtë 40 vjetor disa nga personalitetet e tjerë qe iu akordua ishin Marisa Berenson, Clotilde Coureau, Pamela Anderson, Melissa George, Lola Karimova, David Ginola etj. Dhe sigurisht në raste të këtij niveli prezantimi, një nga qëllimet kryesore është promovimi i vendit në të gjitha dimensionet. Ndaj falenderoj stilisten Blerina Kllokoqi Rugova per këtë fustan mbrëmjeje të mrekullueshëm”, ka shkruar Elia Zaharia në Facebook.

Në këtë edicion është shpërblyer edhe aktorja me famë botërore Pamela Anderson, ku shihen më pas të jenë fotografuar bashkë Elia me Pamelën. (J.V/Shuplaka)

 

 

elia

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *