Orkestra e Harqeve e Elbasanit u shpall fituese e edicionit të 7-të të Festivalit Kombëtar të Muzikës së Dhomës. Orkestra e kryesuar nga mjeshtri virtuoz Zeqir Sulkuqi përmes një udhëtimi dhe formacioni të pasur muzikor mori pëlqimin e jurisë, e cila e vlerësoi me çmim të parë,në një garë ku prezantuan ansamblet e tyre plot 11 trupa profesioniste. Për mjeshtrin Zeqir Sulkuqi,evente të tilla jo vetëm lartësojnë ata si muzikantë, por dhe kultivojnë artin në tërësi.
“Cdo cmim që merret nga një juri profesionale është një nder dhe vlerësim i madh për punën që bëjë të gjithë muzikantë e orkestrës së harqeve pët Elbasanit, është një nder për ne, për qendren e artit, për të gjithë qytetin, ishte një koncert i bukur, më vjen mire që këtë cmim e morën ne. Kishim orkestra shumë të mira edhe nga kolegët”- u shpreh ai.
Veç Elbasanit mikpritës, paraqitje dinjitoze ofruan dhe ansambli i Korcës dhe Vlorës të cilët u vlerësua me cmim të dytë.
Ndërkohë, drejtori artistik i festivalit Blerim Narazani veç mirënjohjes për ata që e mbështeten evidentoi dhe njëherë tjetër rendësinë që kanë organizime të tilla në brumosjen e artit tek të rinjtë.
Për drejtorin e Teatrit Skampa ky edicion i arriti të gjitha pritshmëritë e tij,duke e shndërruar Elbasanin përgjatë tre netëve në epiqendrën e muzikës klasike.
Ky edicion i Festivalit Kombëtar të Harqeve pati disa risi ,që nga dyfishimi i trupave por dhe repertori i përcjellë për publkun që e ndoqi me interes dhe e duartrokiti.