Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Infektohet me Covid-19 pedagogia e Ekonomikut, izolohen kolegët e saj, të prekur edhe dy mësues

Shifra të larta të personave të infektuar me Covid-19 vijojnë të raportohen në vendin tonë, ndërkohë që një ditë më parë u shënuan 108 raste të reja dhe 2 humbje jete.

Pas hapjes së shkollave, shifrat e mësuesve të prekur më Covid-19 janë rritur. Dy mësues të shkollës 9-vjeçare “Ali Agjah” në qendër të qytetit të Elbasanit, kanë rezultuar pozitiv për COVID-19.

Po ashtu raportohet se edhe një pedagoge, në Fakultetin Ekonomik në qytetin e Elbasanit, ka rezultuar pozitive me COVID-19.

Kësisoj edhe pedagogë të tjerë të këtij fakulteti kanë bërë tamponin dhe janë vetëizoluar deri në pritje të rezultatit që do të konfirmojë nëse ata janë ose jo me Covid.

Në Elbasan që nga fillimi i pandemisë dhe deri më sot janë prekur me Covid-19, 309 persona, duke u bërë kështu qyteti i katërt, pas Tiranës, Durrësi dhe Shkodrës me numrin më të lartë të të infektuarve.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *