Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë pasdite në Elbasan ku për shkak të një parakalimi të gabuar kanë mbetur të plagosur 5 persona të cilët janë nisur me urgjencë për në spital.
Gazetarja e Fax News, Entela Duka raporton se të plagosurit janë nisur me urgjencë drejt spitalit Rajonal të Elbasanit ndërsa ende nuk dihet gjendja e tyre.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes përgjatë aksit Elbasan-Peqin për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Për shkak të kthimit të pushuesve nga plazhi, është krijuar radhë e gjatë e automjeteve duke krijuar trafik.
(F.GJ/FAXWEB.AL)