Pamjet e mëposhtme i përkasin momentit të manovrimit në dërën e Komisariatit të Policisë së Elbasanit të drejtuesit të një automjeti i identifikuar si B. L., 34 vjeç, i cili pasi ka hyrë në ambientet e komisariatit, ka kërcënuar personat e pranishëm me një pistoletë me gaz.
Një mjet tip fuoristradë është përfshirë në një aventurë të çuditshme ditën e sotme në Elbasan duke na sjelle në vemendje Serialin e filmave Fast Furious, pasi ka rrezikuar edhe qytetaret në rrugë.
Fillimisht mjeti fuoristrade ka përplasur një mjet ëolsvagen pranë ambulancës dhe nga aty jo vetëm që nuk ka ndaluar por në tentativën për t’i ikur vendit të ngjarjes në shpejtësi e sipër është përplasur me derën e komisariatit të pòlicisë, duke përfunduar vetë brenda komisariatit.
Fatmirësisht kjo aventure nuk ka sjellë të lenduar por vetëm dëme materiale. Menjëherë blutë kanë nisur matjet e vendit të ngjarjes ndërsa pritet që drejtuesit të mjetit ti bëhet edhe testi i alkoolit për të kuptuar nëse ka qenë nën efektin e tij apo jo.
Siç shikohet nga pamjet e siguruara nga Faxweb.al, fuoristrada përplas një mjet që ndodhet para tij dhe merr krthesën për tu futur në ambjentet e Komisariatit, duke rrezikuar edhe njerëzit e shumtë që ndodheshin përreth.
Incidenti është regjistruar rreth orës 11:00 të paradites së sotme, ndërsa pas ndërhyrjes së policisë 34-vjeçari është vënë në pranga. Ai është neutralizuar pa shkaktuar dëme tek uniformat blu, ndërsa në komunikatën zyrtare të Policisë bëhet me dije se ai ka qenë në gjendje të rënduar.(F.GJ/FAXWEB.AL)