Inxhinieri Mariglen Disha është prezantuar si Drejtori i ri i Agjensisë Shtetërore të Kadastrës në Elbasan.
Disha është një njohës i mirë i qarkut të Elbasanit, një nga tre qarqet më të mëdha në vend, pasi ai më parë ka qenë specialist në ALUIZNI-n e Elbasanit.
Mariglen Disha ka kryer studimet e larta në Universitetin Politeknik të Tiranës, Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit, ku është diplomuar për Ndërtim në vitin 2006.
Në Komunën Bërzhitë, Tiranë, ka shërbyer në Zyrën e Urbanistikës si inxhinier dhe përgjegjës, nga viti 2006 deri në vitin 2013.
Nga viti 2014 deri në 2015 ka punuar në ALUIZNI-n e Tiranës. Ka ushtruar detyrat e specialistit në Sektorin e Çështjeve të Pronësisë, përgjegjës i Sektorit të Legalizimeve dhe Planifikimit Urban.
Në vitin 2015 mori detyrën e specialistit në Sektorin e Legalizimeve dhe Planifikimit Urban në ALUIZNI-n e Elbasanit.